Foto: Zafir Berisha/Facebook

NISMA i merr anëtarë aleatit në koalicion

NISMA Socialdemokrate në qytetin e Prizrenit i ka marrë pesë anëtarë të kryesisë së PDK-së dhe një asamblist.

NISMA dhe PDK përbëjnë koalicionin qeveritar në nivel qendror.

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka falënderuar të gjitha ata që i janë bashkuar kësaj partie, ndërsa ka shtuar se me aderimin e tyre kjo parti do të forcohet edhe më shumë.

“Falënderoj miqtë dhe shokët që sot po bëhen pjesë e familjes së NISMA-s me idenë dhe qëllimin e tyre. Objektivi i Nismës në Prizren dhe Kosovë si subjekt politik është të qëndrojmë pranë njerëzve që kanë nevoje për dorën e shtetit. Ne do të jemi tani me të fuqishëm në Prizren dhe Kosovë pas këtyre aderimeve”, është deklaruar Berisha.

Edhe kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka mirëpritur aderimet në këtë parti duke thënë se të anëtarësuarit mbajnë peshën për shtetndërtimin e Kosovës.

“Këta burra që sot janë bashkuar në NISMA-n Socialdemokrate janë burra që mbajnë peshën e shtet ndërtimit të Kosovës. Kjo është familja e juaj politike. Ne do të vazhdojmë bashkë. Jemi bashkuar për të mirën e vendit. Angazhimi tregon se ju jeni gati për t’i dhënë Prizrenit dhe Kosovës”, tha Limaj.