Bilall Sherifi

NISMA: Gjykata Kushtetuese nuk e zgjidhi çështjen për anëtarët e KQZ-së

Shefi i Grupit Parlamentar i parisë NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se aktvendimi Gjykatës Kushtetuese nuk e ka zgjidhur problemin me emërimin e anëtarëve të KQZ-së.

Sipas tij, Gjykata bëri një interpretim të anshëm.

“Mendoj që është një interpretim i anshëm, dhe Gjykata Kushtetuese nuk e ka zgjidhë këtë çështje dhe nuk është e përfunduar për KQZ-në, ai interpretim nuk e përfundon deri në fund”, tha Sherifi gjatë seancës në Kuvend.

Sipas tij, Presidenti nuk është i obliguar që t’u referohet rezultateve të zgjedhjeve kur vjen fjala për zgjedhjen e anëtareve të KQZ-së.

“Nuk i keni nga dy anëtar të rezervuara për KQZ. Sipas këndvështrimit tim, neni 139 për KQZ vjen në shprehje pasi të konstatohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria. Presidenti nuk është i obliguar t’i referohet rezultateve të zgjedhjeve”, tha Sherifi.

Sherifi tha tutje se duhet sa më shpejt Presidenti të veproj, e pastaj palët e pa kënaqura le të ankohen.

“Le të veproj Presidenti, nëse ka të pakënaqur atëherë le të shkojnë palët dhe të ankohen. Unë mënoj që edhe ne kemi të drejtën të kemi një anëtar në KQZ. Bëj ftesë publike që të zgjidhjet kjo çështje, le të vendosë. Unë mendoj që gjatë grupeve nga një anëtar të ua jep, nëse ka të pakënaqur le të ankohen”, tha ai.