Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e nisjes së punimeve për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë, që do të kushtojë mbi 4 milionë euro, me gjatësi rreth 5 kilometra.

Lekaj ka thënë se kjo rrugë përveç se do ta lehtësoj qarkullimin, do ta bëjë këtë anë më atraktive për investime.

Sipas tij, projekti është dëshmi se qeveria Haradinaj i mbanë premtimet e dhëna dhe gjithmonë prioritet e ka interesin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve në mbarë vendin.

Kjo rrugë në total ka gjatësi 31 kilometra dhe do të kushtoj 57 milionë euro gjithsej, ku rruga do të bëhet me katër korsi.