Nisin punimet për revitalizimin e dy urave historike në Gjakovë

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim edhe me Bashkimin Europian dhe UNDP kanë nisur sot zbatimin e projektit për revitalizimin e dy urave në Gjakovës: urës së Terezive dhe urës së Tabakëve.

Komuna e Gjakovës njoftoi për filimin e punimeve për rivitalizimin e dy prej monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Gjakovës.

“Komuna e Gjakovës Ekonomik ka planifikuar ndarjen e mjeteve në vlerë 75,000.00€ për revitalizimin e dy urave, të Terezive dhe urës së Tabakëve, ky projekt ka gjetur mbështetjen për bashkëfinancim edhe nga Bashkimi Evropian dhe UNDP”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtore, zëvendës ministrja e MKRS, Burbuqe Bakija – Deva, Dario Di Benedetto që është koordinator i ekipit nga sektori i zhvillimit social në zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë dhe Marta Gazideda, zëvendës koordinatore e programit