Nisi festivali i monodramës ‘MonoAkt’ në Pejë

Me shfaqjen e monodramës franceze, “Nijinski apo Zoti i kaltër” me regji të Flavia Lorencit dhe aktrim të Arman Saribekyan, dje në mbrëmje (23 qershor 2019), në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë ka nisur edicioni i  11 -të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës, “MonoAkt 2019”.

Shfaqjet e edicioni i sivjetmë të këtij festivali do të mbahen në Pejë dhe në Prishtinë, në  Teatrin “Dodona” dhe në Skenën e Fakultetit të Arteve të UP-së, ndërsa marrin pjesë monodrama nga vend të ndryshme.

Gjatë ditës së sotme në program të festivali është shfaqja e monodramës “Kontrabas” nga Azerbajxhani që nis në ora 16:00 dhe monodrama “Dhoma për pamje” nga Kroacia, që shfaqet në ora 20:00. Të dy këto shfaqje jepen në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë.

Përveç shfaqjeve gjatë këtij festivali, pjesëmarrësit do të kenë rast të vizitojnë edhe bukuritë natyrore të vendit, monumentet dhe lokalitetet e trashëgimisë kulturore pa lënë anash edhe baret dhe restorantet në qytete të ndryshme në vend.

Edhe këtë viti nuk do të mungojnë konferencat dhe performancat në kuadër të “Monostripit”, ndërsa fituesit e edicionit të sivjetmë të “MonoAktit” do të zgjidhën nga një juri në përbërje të; Nina Mazur (Ukraina/Gjermania), Liviu Dospinescu (Kanada), Emin Emini (Kosova).

Festivali do të zgjasë deri më 26 qershor.