Foto: Kallxo.com

Nis tryeza politike e PSD-së

Ka nisur takimi i përfaqësuesve të partive politike të Kosovës në të cilin pritet të diskutohen temat aktuale politike në vend.

Kjo tryezë është duke u mbajtur me ftesë të Partisë Social Demokrate ndërsa atë po e kryeson kryetari i saj, Shpend Ahmeti.

Në takim kanë ardhur përfaqësues nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.

Deri më tani, tryeza të tilla kanë organizuar LDK, PDK dhe Vetëvendosje.

Foto: Kallxo.com