Nis Takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, konfirmoi fillimin e takimit përmes një fotografie të shpërndarë në Twitter.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa po takohen me homologët e tyre serbë, Tomislav Nikoliq e Aleksandar Vuçiq.

Para këtij takimi, Mogherini takoi delegacionet ndaras.

Ky është takimi i parë i një niveli kaq të lartë për Kosovën në Bruksel për këtë vit dhe i pari qëkur raportet e Kosovës me Serbinë u tensionuan si pasojë e një treni me simbole nacionaliste serbe që u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut, por u ndalua të hyjë në territorin e Kosovës.