Mogherini - lideret e rajonit (Arkiv)

Nis takimi i Mogherinit me liderët e rajonit

Pesë liderët e Ballkanit Perëndimor i kanë shkuar në konak Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Mogherini ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor në një takim jo formal në Bruksel. Në një posim të zëdhënëses, Maja Kocijancic 6 liderët tashmë janë në Bruksel.

Mes tyre janë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Prezent është edhe Johannes Hahn.

“.. zhvillimet aktuale në regjion, të arriturat e vitit të kaluar dhe pikëpamjet për agjendën e vitit që vjen”, ka shkruar se janë temat e takimit.