Nis sot në Prishtinë 'Java e Filmit Kosovar'

Me shfaqjen e filmit artistik të metrazhit të shkurtër “Ajo” të More Raçës dhe filmit artistik të metrazhit të gjatë “Martesa” të Blerta Zeqirit, do të nisë sot në Prishtinës “Java e filmit”, e cila mbahet në Kino Armata në Prishtinë.

Filmat do të shfaqen nga ora 20:00 dhe hyrja për të parë filma që do të shfaqen gjatë gjithë kësaj jave deri më  23 qershor do të jetë falas.

“Java e filmit” organizohet nga Komuna e Prishtinës, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kino ‘Armata’ për nder të njëzetvjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës dhe në kuadër të programit të gjerë 20/20.

Filmat artistikë dhe dokumentarë që do të shfaqen gjatë kësaj jave janë filma të prodhuar nga produksione kosovare dhe në një formë apo tjetrën trajtojnë tematika dhe rrëfejnë storie që lidhen me tranzicionin e shoqërisë kosovare gjatë këtyre viteve.

 Programi:

 E hënë, 17 qershor 2019

Ora:  20:00-22:00

Filmat: “Ajo” (13’) nga More Raça dhe “Martesa” (97’) nga Blerta Zeqiri

 E martë, 18 qershor 2019

Ora: 20:00-22:00

Filmat: “Një Muaj” (26’) nga Zgjim Terziqi dhe “Daullet e Rezistencës” (65’) nga Mathieu Jouffre

 E mërkurë, 29 qershor 2019

Ora: 20:00-22:00

Filmat: “Gardhi” (15’) nga Lendita Zeqiri dhe “Me dasht‘ me dasht‘ me dasht‘” (90’) nga Ilir Hasanaj

 E enjte, 20 qershor 2019

Ora: 20:00-22:00

Filmat: “Tisa” (21’) nga Valter Lucaj dhe “Përtej Rrugës” (81’) nga Yll ÇitakuE premte, 21 qershor 2019

Ora: 20:00-22:00

“Ferdonija” (30’) nga Gazmend Bajri dhe “Histori Maje Kulmi” (74′) nga Gazmend Nela

E shtunë, 22 qershor,

Ora; 20:00-22:00

Filmat: “Shok” (21’) nga Jamie Donoghoue dhe “A Normal Life” (65’) nga Hugo Berkeley dhe Elizabeth Chai Vasarhelyi

E diel, 23 qershor 2019,  

Ora: 20:00-22:00

Filmat: “Kanarinët e Dinë” (17′) nga Kaltrina Krasniqi dhe “Babai” (104’) nga Visar Morina.