Nis Restaurimi i Shtëpisë se Xhafer Devës në Mitrovicë  

Në qytetin e Mitrovicës sot ka filluar restaurimi dhe rehabilitimi i shtëpisë së Xhafer Devës që ndodhet në qendër të qytetit.

Kjo shtëpi ishte ndërtuar në qytetin e Mitrovicës në vitin 1930 nga Xhafer Deva, njëri nga personalitete më të shquara të atij rajoni.

Shtëpia konsiderohet si njëra nga monumentet kulturore më të rëndësishme të këtij qyteti.

Në një komunikatë të Komunës së Mitrovicës është bërë e ditur që sot zyrtarisht ka filluar projekti i restaurimit dhe rehabilitimit të kësaj shtëpie I financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit .

Projekti i rehabilitimit të objektit të trashëgimisë kulturore ishte përballur me shumë probleme duke filluar nga problemet me vërshime të ujerave të zeza, problemet me çati, djegia e saj e deri te tenderët dhe zvarritja e projektit.

Restaurimi i kësaj shtëpie do të bëhet nga një kompani e cila kishte fituar tenderin, kurse punimet që filluan sot pritet të zgjasin rreth 80 ditë.

Në vitin 2015 kjo shtëpi ishte kapluar nga flakët ndërsa që prej atëherë ajo ka qëndruar në rrethoja duke pritur restaurimin.

http://kallxo.com/arrestohet-nje-i-dyshuar-per-djegien-e-shtepise-se-xhafer-deves/