Foto-ilustrim

Nis Nesër Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se nesër mbahet ceremonia e nisjes së punimeve në Autoudhën Prishtinë- Gjilan- Dheu i Bardhë.

Në një njoftim ministria tregoi se kjo ceremoni zhvillohet në orën 11 e 30 minuta të së dielës, në fshatin Zhegoc të Gjilanit.

Zhegoci është zgjedhur për shkak të përvjetorit të betejës së UÇK-së në këtë fshat.

Në këtë betejë ishin vrarë 8 ushtarë dhe 18 civilë.

“Drejtësia në Kosovë” në tetor të vitit të kaluar kishte shkruar se si kjo autostradë do të mund të kushtonte më shtrenjtë sikur të mos kishte ankesa të kompanive që ishin përjashtuar nga konkurrimi.

http://kallxo.com/ministria-eliminoi-173-oferta-per-autostraden-e-gjilanit/

Autostrada kishte shkaktuar edhe polemikë mes Behgjet Pacolit dhe zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.