Foto: Komuna e Gjakovës

Nis Ndërtimi i Katër Rrugëve në Gjakovë

Në Gjakovë ka nisur ndërtimi i katër rrugëve dhe parkut të qytetit.

Punimet kanë nisur në parkun e qytetit të Gjakovës, ndërsa ato, sipas një njoftimi komunal i ka inspektuar kryetari Ardian Gjini.

“Sot u japim fund dilemave që këtu do të ndërtohet. Në këtë vend ku investimet munguan, nga sot fillon një frymë e re. Ky park për nga rëndësia është i madh, por vlera monetare e tij është modeste tha Gjini.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet në Rrugën “Petro Nini Luarasi” vlera e së cilave kap shumën prej 85,000.00 euro.

Ky aks rrugor që lidhet me rrugën te ngrohtorja e re përfundon gjatë këtij viti.

Sipas komunikatës, gatë vitit vijues do të fillojnë edhe punimet në autostradën Gjakovë-Prizren. Kjo rrugë gjithashtu gjatë periudhës së punimeve në autostradë do të shërbejë edhe si rrugë transite.

Ka nisur edeh rregullimi i rrugëve në fshatrat Novosellë e Epërme dhe Doblibare, të cilat kapin vlerën totale 600.000 euro si tërësi.

Këto rrugë kanë gjatësi 5.5 kilometra.