Nis mandatin me 8 mars, Kryesuesi i KGjK-së premton prioritet në lëndët për çështjet e grave

Lëndët që trajtojnë probleme të shpeshta të grave në Kosovë si çështjet pronësore dhe ngacmimet seksuale do të trajtohen me prioritet.

Kjo sipas Kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj i cili nis mandatin nesër,në Ditën Ndërkombëtare të Grave

“Për mua është një shenjë e mirë për shkak se 8 marsi është dita e grave. Do të angazhohem që të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gratë si ato të pronës ose ngacmimeve seksuale të trajtohen me prioritet”, tha ai.

Ai shtoi se do të caktohen gjyqtarë që do të marrin me prioritet lëndët lidhur me trashëgimi.

“Në secilën gjykatë do të caktohet një gjyqtar që do të merret ekskluzivisht me trajtimin e këtyre lëndëve(trashigimisë), ku këto lëndë për ata do të jenë prioriteti apsolut”, tha Çoçaj.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: