Nis dhe Ndalet Rrënimi i Tarracave në Qendër të Gjilanit

Aksioni nisi gati dy muaj pasi që emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte raportuar për një urdhër që pronarët e këtyre lokaleve kishin marrë nga një prokuror në Gjilan për t’i rrënuar këto tarraca.

Pas këtij urdhri, inspektorët komunalë ishin vënë në lëvizje dhe kishin nxjerrë vendimin për rrënimin e tyre.

Por kur makineria shkoi sot në mëngjes para këtyre lokaleve dhe nisi rrënimin, pronarët e lokaleve i nxorën një vendim të gjykatës për masë të përkohshme.

Shefi i Urbanizmit në Gjilan, Valon Shefkiu, fillimisht nuk e pranoi këtë vendim me arsyetimin se komuna nuk e ka marrë atë, por më vonë, atij iu komunikua përmes telefonit nga ana e gjykatës kjo masë e marrë një ditë më parë.