Nis dezinsektimi në Fushë-Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se sot do të fillojë me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor.

Sipas njoftimit të Komunës, ky dezinsektim bëhet me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të qytetarëve.

Komuna po ashtu u ka bërë apel qytetarëve që nga ora 20:00, deri në orën 24:00 t’i mbajnë dritaret e mbyllura.

Tutje në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës thuhet se dezinsektimi do të bëhet me preparate ekologjike.