Ngujohen Qindra Qytetarë që Ktheheshin nga Brezovica

Qindra qytetarë që kishin kaluar ditën në Brezovicë në të kthyer në drejtim të Prishtinës janë ngujuar.

Raportohet se nuk ka as mirëmbajtje të kësaj rruge, madje nuk vërehen as pjesëtarë të policisë.

Qytetarët e shumtë që po ktheheshin nga Brezovica këtë pasdite, ndër të cilët edhe familje me fëmijë, shprehën pakënaqësi për mospërkujdesje për hapjen e rrugës nga Brezovica që çon në drejtim të Prishtinës, raporton RTV 21.

Duket se inforrmacionet e institucioneve përkatëse të Kosovës, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës, se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se gjendja e tyre po mirëmbahet është vetëm një përpjekje për relativizim të gjendjes së vërtetë në rrugë, sic është rasti i Brezovicës, ku ndërhyrja e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve është jo vetëm e domosdoshme, por mund të thuhet se është edhe nevojë urgjente./21Media