Ngritet aktakuzë për krime lufte në Pejë

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Z.Dj, nga Peja, me vendbanim aktual në Beograd, për kryerje të krimeve të luftës gjatë vitit 1999.

Gjithmonë sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Z. Dj, së bashku me një grup të organizuar kriminal gjatë muajit mars- prill të vitit 1999 në lagjen Kristal të Pejës kanë hyrë dhunshëm nëpër shtëpitë e qytetarëve shqiptar, i kanë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre i kanë malltretuar fizikisht dhe psiqikisht si dhe i kanë vrarë ata.

“I pandehuri Z.Dj., gjatë muajit  mars – prill  të vitit 1999, në  lagjen Kristal  të Pejës, duke  bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal, të nacionalitetit serbë, të veshur  me uniforma  policore, paramilitare, ushtarake, ka shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor/shëndetit, aplikim i masave të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitje e një qyteti ose e një vendi, urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në konflikt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas prokurorisë, me ketë i pandehuri Z.Dj., ka kryer veprat penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë” si dhe “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar”.

https://kallxo.com/paraburgim-per-serbin-e-dyshuar-per-ndihme-ne-vrasjen-e-33-civileve-shqiptare-ne-peje/