Ngriten dhjetëra aktakuza për veteranë të rrejshëm

Prokuroria e Pejës  nesër do të organizojë konferencë për shtyp në të cilën do të diskutohet për ngritjen e aktakuzave për veteranë të rrejshëm.

Sipas këtij njoftimi, prokuroria ka ngritur dhjetëra aktakuza për veteran të rrejshëm.

Konferenca do të mbahet në orën 12:00

Më 14 shtator të vitit 2018, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë kundër 12 personave, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët ” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në këtë rast janë të akuzuar Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Të gjithë të akuzuarit në procesin gjyqësor për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së u deklaruan të pafajshëm kundrejt aktakuzës.

https://kallxo.com/komandatet-e-uck-se-deklarohen-rreth-fajesise-per-akuzat-e-prokurorise-per-listat-e-veteraneve/?fbclid=IwAR2n7CYqBjvYtaskZaPhUB4IoAvArzaQb1Y8tK_26e3q6trpoRN9NfnRsGM