‘Ngom Fest’ nis sonte në Kalanë e Prizrenit

“Ngom Fest “ është Festival i muzikës i cili mbahet çdo vit në Prizren, dhe këtë verë organizohet edicioni i 9-të.

Nga sot e enjte, e deri me datë 14 Korrik ditën e diele, muzika dhe argëtimi barten në Kalanë e Prizrenit, atje ku pritet të performojnë nga grupet vendore, deri te DJ ndërkombëtar.

Ekipi i “Ngom Fest “ sot ka publikuar rregullat dhe udhëzuesin për pjesëmarrësit në këtë festival.

Duke filluar nga ora 22:00 sonte perfomancën fillojnë : Alien, Fattizzle, Mullagang, P.I.N.T, dhe Nkee.

Ndërsa nga ora 02:00 pas mesnate me performancë vazhdojnë Lilac, dhe Dynamic Man.

James Zabiela, Ignore the Elephant, VNTM Live, EXOS, Ingrid, Mullagang, Synonymms, Dynamic Man janë disa nga muzikantë  ndërkombëtar që pritet të perfomojnë në Kalanë e Prizrenit.

Ndërsa nga grupet vendore janë të ftuar, P.I.N.T Jericho, Offchestra, Sytë, që me radhë nga mbrëmja e së enjtes e deri të dielën në mëngjes pritet të performojnë në këtë festival.