Anëtarë të OJQ-së "The Way" ngjyrosin kontejnerët e mbeturinave në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Ngjyrosen Shportat e Mbeturinave

Anëtarë të organizatës joqeveritare “The Way” kanë filluar ngjyrosjen e shportave të mbeturinave në gjithë qytetin e Prishtinës.

Për këtë aksion, anëtarët e organizatës thanë se kanë marrë leje nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ideja, sipas tyre, është të inkurajohen qytetarët që të hedhin mbeturinat në vendin e duhur.

Ditë më parë, KALLXO.com raportoi për iniciativën e nxënësve të shkollës “Naim Frashëri” të kryeqytetit për të zbukuruar oborrin e shkollës.

Në ditën e pranverës, këta nxënës mbollën shumë lule në oborrin e shkollës së tyre.

http://kallxo.com/nxenesit-mbjellin-lule-ne-diten-e-pranveres/