Kamerat - Foto: Rtv21

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë Al Petrol në kuadër të ciklit të takimeve me bizneset që ka nisur që nga zgjedhja si Kryetar për mandatin e ri katër vjeçar. (Zyrat qendrore të Al Petrol, ora 09:00)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në takim me liderët e partive politike për arritjen e konsensusit nacional për dialogun me Serbinë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303, ora 10:00)

OJQ “EC Ma Ndryshe”, ORKIDE dhe X40, mbajnë konferencë për media rreth performancës publike “Drunjtë të pastër”, e cila do të mbahet sot. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 10:00)

Vazhdimi  i Seancës Plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës . (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri mbanë takim me shoqërinë civile dhe parti për zhvillimet e fundit politike në vend, posaçërisht tendencës për ndarjen e Kosovës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 12:00)

Mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 13:00)

Bëhet promovimi i librit me poezi: “Tokë e Shpirtit sa shumë kam mall!”, e autorit Dervish( Halit) Dautaj në kuadër të ditëve të diasporës, organizuar nga Komuna e Deçanit. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 13:00)

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mbanë  konferencë për medie me temën “Pse ikin investitorët e huaj nga Kosova”. (Zyra e AKB–së, Lagja Tophane, Prishtinë, ora 13:00)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë në Minierën e Artanës dhe Komunën e Kamenicë, dhe do të takohet me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 09:00 – 14:00). /21Media