Ngjarjet e Paralajmëruara për Ditën e Mërkurë, 14.03.2018

Në Spitalin Amerikan mbahet konferenca “Bashkëpunimi në fushën e trajtimit të infertilitetit”. (Ora 09:00)

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli takon homologen e tij kroate, Marija Pejqinoviq – Buriq. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 09:30, vetëm pamje)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 09:30)

Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe homologia e tij kroate, Marija Pejqinoviq – Buriq, mbajnë konferencë. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, C 203, ora 11:00)

Oda e Mjekëve të Kosovës nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) dhe Asociacionin Kosovar të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS- KAPHA. (Zyrat e OMK-së, ora 13:00)

Mbahet manifestimi tradicional “Pranvera e dinjitetit”. (Kalaja e Sellcës, ora 13:00)

Drejtori i USAID-it, James Hope do të flasë në një vjetorin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 14:30)

KOK shpall sportistët e vitit. (Restaurant “Golden Imperial”, ora 20:00)

14 Mars 2018 - 06:43

Naim Krasniqi 14/03/2018 - 06:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend