Ngjarjet e ditës së premte, 03.08.2018

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës takohet me përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Zenel Mziu organizohen homazhe te varri i tij. (Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, ora 10:00)

Komuna e Prishtinës mban aktivitet ku do të prezantohet një nga investimet e planifikuara nga Zyra për Regjenerim Urban. (Afër çerdhes “Yllkat”,  ora 10:00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër në orën 11:00 mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

Drejtorit i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Uilliam Trig merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për  Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në Komunën e Vitisë. (Zyra e Kryetarit të Komunës Sokol Haliti, ora 11:00)

Mbahet akademia përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Zenel Mziu . (Salla e kulturës “Hasan Prishtina” në Skënderaj, ora 14:oo)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton komunën e Dragashit ku se bashku me kryetarin e Komunës, Shaban Shabani do të nënshkruajnë  dy memorandume bashkëpunimi në fushën e sportit “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Dragash” dhe “Ndërtimi i Stadiumit në Dragash”. (Ambientet e komunës së Dragashit,  ora 14:00)