Ngjarjet e ditës së martë, 10.07.2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ku do ta takojë kryetarin e ri, Agim Ademi. Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të inspektojnë punimet në Stadiumin e Prishtinës. ((Selia e FFK-së, 10:00- Stadiumi i Prishtinës, 10:30)

Komisioni parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë dhe Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 303, 10:00)

Sindikata e Punëtorëve të Juridikaturës mban konferencë për medie lidhur me grevën e përgjithshme të punonjësve të administratës së gjykatave dhe prokurorive. (Oborri i Pallatit të Drejtësisë, Hajvali, 10:00)

Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor mban mbledhje. Është i ftuar ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, për të raportuar për dëmet e fundit në Kosovë nga reshjet e shiut. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302, 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i raportit vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik në Kosovë; raporti i performancës së ZKA-së etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 204, 11:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i rekomandimeve për ndryshim-plotësimin e disa projektligjeve në fushëveprimin e Ministrisë së Infrastrukturës; Shqyrtimi i Raportit vjetor të KOSTT-it etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10, 11:00)

Bëhet promovimi i librit “Nga teoria në praktikë” (Studime rasti nga kompanitë kosovare). Ky publikim është vepër e një grup autorësh prej 31 pedagogësh universitarë, në kuadër të projektit EUFORIA – Erasmus+ dhe është mbështetur nga Komisioni Evropian. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, 13:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve 1990-të; Shqyrtimi i aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të Këshillit për Trashëgimi Kulturore etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302, 13:00)

Ministri i Mbrojtjes i Irlandës, Paul Kehoe, viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Objekti i MFSK-së, 18:00)

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Austrisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Rezidenca e Ambasadorit Austriak, përballë ish-Ambasadës Britanike, 18:30)