Ngjarjet e Ditës së Martë, 10.04.2018

Punëtorët e larguar nga KEDS në Mitrovicë, të përkrahur nga Federata e Sindikatave të Pavarura ELEKTROKOSOVA-FSPE do të mbajnë protestë njëorëshe. (Para ndërtesës së KEDS-it në Mitrovicë, ora 08:30)

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari me bashkëpunëtorë, viziton lagjen me banorë të komunitetit romë në komunën e Graçanicës. (Lagja rome në Graçanicë, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryetarët e komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore mban tryezë lidhur me çështjen e importimit dhe përpunimit të mishit në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla 203, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Salla N 10, ora 10:00)

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Autoriteti Konkurrencës së Turqisë nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Zyrat e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ora 10:00)

Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së mbajnë protestë, në të cilën do të shpalosen tri kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Besian Mustafa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-204, ora 11:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me anëtarët e Këshillit të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore, do të mbajnë konferencë. (MASHT, ora 11:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Java e Bibliotekës Kombëtare”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Salla N 10, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete. (Salla N 302, ora 13:00)

Me rastin e Ditës së miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë ka organizuar pritjen solemne. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 18:00)