Ngjarjet e ditës së hënë, 07.05.2018

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës organizon “Edicionin e 5-të të shkollës pranverore për diplomatë të rinj” (Hotel “Queen Vali Palace”, Gjilan, ora 9:00)

Ministra e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Mitrovicës me temën “Arsimimi dhe Erasmus+” (Universiteti i Mitrovicës, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban mbledhje. Shqyrtohet Projektligji për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare; si dhe propozimet për tekstin e draft-ligjit për RTK-në. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N225, ora 10:00)

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me projektin e financuar nga BE-ja “Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i eksporti (ICEP)”, mbyllin udhëtimin e tyre që filloi në maj të vitit 2016. Marrin pjesë ministri Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani; Riccardo Serri nga Zyra e BE-së etj (Hotel “Emerald”, ora 10:30)

Zyra e Bashkimit Evropian për nder të Ditës së Evropës lanson fushatën për arsimin cilësor. Merr pjesë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut. ora 11:00)

Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor mban mbledhje. Do të shqyrtohet Plani i Veprimit për Biodiversitetin 2016-2020, dhe raporti vjetor 2017 nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302, ora 11:00)

Bëhen homazhe për heroin e kombit, Bahri Fazliu, në 20-vjetorin e rënies së tij (Fshati Llaushë, Podujevë, ora 12:00)

Zyra e BE-së, për nderë të Ditës së Evropës hap zyrat e të reja të EUICC-së në Mitrovicën e Veriut. Gjithashtu mbahet ceremonia e dhënies së çmimit për posterin më të mirë për arsimin cilësor. Merr pjesë shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova (Rr. “Mbreti Petër”, Mitrovicë e Veriut, ora 12:15)

Anëtarë të Kryesisë së LDK-së do të takohen me një delegacion nga Parlamenti Evropian (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 12:30)

Me rastin e Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian organizon aktivitetin “Integrimi evropian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave” (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 14:00)

Zyra e BE-së, për nder të Ditës së Evropës organizon ceremoninë e dhënies së çmimit për posterin më të mirë për arsimin cilësor (Qendra Kulturore e BE-së, Prishtinë, ora 16:00)

Me rastin e Ditës së Evropës, do të mbahet një koncert me muzikë klasike nga shkollat e muzikës të komunave të ndryshme (Biblioteka Qendrore Universitare/ Ish-Instituti i Historisë, ora 18:00)