Ngjarjet e Ditës së Enjte, 15.03.2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon punëtorinë për vlerësimin vjetor të punës (Planit Strategjik i Arsimit në Kosovë – PSAK 2017). (MASHT, ora 09:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, merr pjesë në takimin e organizuar nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, me temën “Të drejtat e konsumatorit në Kosovë”.  (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi mban  takim koordinues me kryetarët e komunave në regjionin e Anamoraves. (Restaurant “Planet”, Gjilan, ora 10:00)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Komuna e Vitisë  dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, do të lansojnë analizat për zinxhirin e vlerave në sektorët e turizmit dhe bujqësisë. (Salla e Ekspozitave në Qendrën Kulturore në Viti, ora 11:30)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon konferencë me rastin e dorëzimit të 2000 librave të mbledhur nga donacionet e qytetarëve për bibliotekën e konvikteve. (Objekti i drejtorisë së Qendrës së Studentëve, ora 14:00)

Hapet ekspozita e artistit Agron Blakçori “A mund ta imagjinosh këtë si diçka të bukur?”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00) Mbahet premiera e filmit dokumentar “Vegza”. (Biblioteka e qytetit “Hivzi Sylejmani”, ora 19:00)