Qendra Korrektuese në Lipjan - Foto: KALLXO.com

Nga vetura në lëvizje e gjuan drogën brenda burgut në Lipjan

Pesë qese me substancë të dyshuar narkotike janë hedhur dje në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan.

Sipas policisë, një person i panjohur me një veturë, në lëvizje e sipër ka hedhur substancën narkotike dhe është larguar,

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë vikendit.

Qese me substanca të dyshuara narkotike sipas policisë kishin peshë 145 gramë.

Rastit u janë përgjigjur njësitet relevante policore, të cilët e kanë konfiskuar substancën e dyshuar, përderisa nuk raportohet për persona të arrestuar për këtë rast.