Foto: REL/Shutterstock

Nga sot bien për 90% çmimet e roamingut me shtetet e Ballkanit Përendimor

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar se nga sot hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që është nënshkruar në Beograd, në prill të këtij viti.

“Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë”, ka shkruar ministri Lluka në Facebook.

Më tej Lluka ka thënë se brenda 2 viteve tarifat do të eliminohen tërësisht, duke filluar nga korriku i vitit 2021.

Prej sot, nga secili prej shteteve të Ballkanit Perëndimor, qytetarët mund të bëjnë thirrje për 15 cent për minut, të pranojnë thirrje për 4 cent për minut, të dërgojnë mesazh për 4 cent dhe mund të përdorin internetin për 4 cent për MB.

Tarifat e aplikuara mund t’i gjeni të bashkëngjitura më poshtë.

Foto: Valdrin Lluka/Facebook