Ilustrim
Nga sa fëmijë i kanë gratë e kthyera nga Siria
32 gra janë kthyer nga Siria të premten pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje. Të njëjtat, dje dhe sot, kanë dalë para Gjykatës në Prishtinë nën dyshimin se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak.
KALLXO.com posedon informacione për njëmbëdhjetë nga këto gra, të cilat kanë fëmijë nga martesat e tyre e që janë gjithsej 28 fëmijë.
- Sh.T ka katër fëmijë,
- L.I ka katër fëmijë (fëmijë më i madh është i moshës 7 vjeçare dhe më i vogli është 9 muaj),
- N.H ka katër fëmijë,
- V.A ka tre fëmijë,
- V.I ka tre fëmijë (3 muaj, 4 vjeç dhe 2 vjet e gjysmë),
- E.S ka dy fëmijë,
- A.A ka dy fëmijë,
- D.D ka dy fëmijë,
- J.L ka dy fëmijë (1 vjeç dhe 3 vjeç),
- M.T ka një fëmijë,
- G.L-K ka një fëmijë,
Gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca për grupin e parë prej dhjetë grave. Ndërsa sot 18 gra të tjera kanë dalë para Gjykatës.
Te gjithave, Gjykata ju ka caktuar arrest shtëpiak.
Ata kanë qenë duke qëndruar në Siri në kohën e luftimeve, bashkë me burrat përkatësisht baballarët e tyre.
Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Arijan Kryeziut, Visar Qugovcit dhe Agon Misinit. Me vendimin e kësaj Gjykate tre të dyshuarit do të qëndrojnë për 30 ditë në paraburgim. Masa e njëjte iu caktua edhe të dyshuarit të katërt R.T., i mitur.
Megjithëse 110 shtetas kosovarë janë kthyer nga Siria, mbi 80 të tjerë vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit.
Sipas të dhënave në Siri vazhdojnë të jenë rreth 30 luftëtarë, 49 fëmijë dhe tetë gra.