Foto: RTV21

Nga Nesër Ngriten Temperaturat

Sot është dita e parë e fundjavës e meteorologët parashohin mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës.

Temperaturat do të sillen në mes 6 e 17 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

E nesër, vranësirat do të jene fare të rralla, kurse temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillen në mes 7 e 22 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, pjesa më e madhe e javës së ardhshme do të karakterizohet me vranësira të pjesshme dhe me ngritje graduale të temperaturave, maksimalja e të cilave do të arrijë deri në 24 gradë Celsius./21Media