Foto: Ilustrim

Nga ndezja e zjarrit dëmtohen shtyllat elektrike

Policia ka raportuar se një person i panjohur nga fshati Zveçan i Vogël, ka ndezur zjarre në arën e tij ndërsa përhapja e të cilit ka shkaktuar dëme materiale dhe duke djegur shtyllën elektrike të tensionit të lartë.

Policia e Kosovës njofton se këtë rast e ka raportuar Elektro-Distribucioni në Mitrovicë.

Tutje policia sqaron se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent.