Ilustrim

Nga Loja me Armë Plagoset Djali në Skenderaj

Loja me armën në shtëpi i shkaktoi lëndime një djali nga Komuna e Skenderaj.

Një djalë nga fshati Qirez, është vetëplagosur deri sa ishte duke lozur me armën e babait të tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ndodhi dje rreth orës 15 ku viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vend të ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër  fishekë dhe një gëzhojë si dhet rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.