QKUK - Foto: Atdhe Mulla

Nga Fruthi Vdes Foshnja, Një Tjetër Pacient në Gjendje të Rëndë

Një foshnje 15-muajshe ka vdekur në orët e para të mëngjesit në Klinikën Infektive të QKUK-së nga fruthi.

Sipas drejtorit të Klinikës, Hamdi Ramadani, foshnja është e një familjeje nga Fushë-Kosova me gjendje të rëndë sociale. Foshnja ishte pranuar 48 orë më herët.

Drejtori Ramadani tha për Rtv21 se janë edhe pesë anëtarë të së njëjtës familje që po trajtohen dhe të cilët kanë manifestime respiratore ose ndërlikime.

Po ashtu, Ramadani tregoi se janë mbi 100 raste me këtë sëmundje, por janë 3-4 raste të rënda ose shumë të rënda, njëri prej të cilëve është i vendosur në aparat respirator. /21Media