Ilustrimi: Jeta Dobranja/ Trembelat

Nga Drenasi te Dragashi: Dy skajet e përfaqësimit gjinor në komunat e Kosovës

Gruaja nuk gëzon përfaqësim të duhur e sipas ligjit në institucione.

Kështu doli nga një raporti publikuar sot nga Demokraci Plus, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Të dhënat e prezantuara nga D+ kanë treguar komunat në të cilat gruas iu është krijuar hapësirë për përfaqësim politik.

Komuna e udhëhequr nga Ramiz Ladrovci prinë për nga numri i grave si drejtoresha në drejtoritë komunale.

Nga 12 drejtori në Drenas, 7 udhëhiqen nga gratë.

Në një përgjigje për KALLXO.com kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se është i kënaqur me penën e drejtoreshave në këtë komunë.

“Nga 12 drejtori sa ka Komuna e Drenasit, 7 prej tyre i kam emëruar drejtoresha të ekzekutivit komunal. Vlerësoj angazhimin dhe përkushtimin e tyre në detyra zyrtare të cilat janë të thirrura t’i kryejnë” tha Lladrovci për KALLXO.com.

I pyetur sa a do të ketë ndryshime në të ardhmen ai shkurt tha se momentalisht nuk do të ketë ndryshime në stafin ekzekutiv të komunës se Drenasit.

Tri komuna në Kosovë nuk kanë të emëruara asnjë grua në drejtoritë komunale. Përveç Mamushës, Ranillug dhe Shtërpcës është edhe komuna në jug të vendit, Dragashi që nuk ka të emëruar asnjë grua në pozita ekzekutive.

Në një përgjigje për KALLXO.com, kryetari i kësaj komune Shaban Shabani që vjen nga PDK, tha se faji pse nuk kanë asnjë grua në drejtoritë komunale është edhe partnerëve të koalicionit.

“Për fat të keq nuk kemi asnjë grua të emëruar në drejtoritë e komunës. Por me ju thanë të drejtën koalicioni qeverisës nuk ka çu asnjë propozim të gjinisë femërore, edhe na si parti politike fituese nuk kemi pasur” tha ai.

Shabani thotë se në të ardhmen mund të emërojnë ndonjë grua por nuk ka premtuar se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë këtij mandate.

“Por në të ardhmen besojmë në plan e kemi. Nuk po mundem me thanë se do të ndodhi pasi nuk ndodhi nga fillimi” tha ai.

I pyetur sa a mund të ndikoj kjo në de motivimin e grave që të merren e politikë, Shabani ka pranuar se një gjë e tillë mund të ndikoj.

“Në një far forme mund të ndikojë po, mund të ndikojë” tha ai.

PDK në Dragash është ë koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt, kryeministër aktual i vendit.

KALLXO.com ka raportuar edhe për përfaqësimin e gruas në nivel qendror. Të dhënat nuk flasin për një përfaqësim të duhur.