ARKIV Protesta e punëtorëve të KEDS-it. FOTO: KALLXO.com

Nga 28 shtatori punonjësit e KEDS&KESCO në grevë të përgjithshme - Dokument

Federata Sindikatave të Pavarura- ElektroKosova ka njoftuar se nga data 28 shtator 2018 do të futen në grevë të përgjithshme.

Sipas vendimit të kësaj sindikate, greva do të mbahet në të gjitha vendet e punës në të gjitha distriktet e KEDS&KESCO duke filluar nga ora 08:30 e mëngjesit deri në orën 16:30.

“Këshilli grevist fton të gjithë punëmarrësit në KEDS&KESCO të bashkohen në grevë duke kërkuar nga të ta që të jenë unik dhe të vendosur në kërkesat e tyre. Gjithnjë duke mbajtur rend, disiplinë gjatë grevës“, thuhet në vendimin e Këshillit Grevist.

“Njëherit paralajmërojmë Menaxhmentin e KEDS 7KESCO se çdo veprim jashtëligjor nga ta, apo çfarë do mase ndëshkuese ndaj punëtorëve në këtë grevë do të jetë shkas për radikalizmin e masave të mëtejme sindikale”, përfundon njoftimi.