Nga 1 qershori fillon matja e gazrave tek automjetet

Ministria e Infrastrukturës që nga data 1 qershor do të fillojë matjen e gazrave tek automjetet.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës kjo iniciativë do të fillojë duke pasur parasysh që matja e gazrave ka ndikim direkt në mbrojtjen e ambientit dhe sigurinë rrugore.

Për këtë iniciativë, Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot në takim Shoqatën e Qendrave të Kontrolli Teknik të Automjetet.

“Nga 1 qershori fillon matja e gazrave tek automjetet. Për këtë iniciativë të radhës që ka ndërmarrë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, prita në takim Shoqatën e Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve, me të cilët diskutuam detajet rreth realizimit sa më të mirë të këtij kriteri të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës