Dita D+3, ushtrimi fushor 'Shqiponja 6', Foto: Kallxo.com

Neutralizimi i minave nga FSK-ja në ditën e katërt të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’

Në ditën e katërt të ushtrimit fushor “Shqiponja 6”, më 7 maj 2018, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha vizitoi FSK-në dhe ushtritë e shtatë shteteve aleate, në kampin fushor në Koliq.

Do të ketë simulim të tërheqjes së disa mjeteve shpërthyese nga njësitet e FSK-së nga penda e liqenit të Badovcit.

Gjithashtu gjatë emisionit të katërt dedikuar FSK-së do të ketë edhe një situatë tjetër të simuluar gjatë ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’ gjatë të cilit njësitet e FSK-së do të neutralizojnë disa mjete të rrezikshme në fshatin Mramor.

Dhe situata e fundit e simuluar gjatë ditës së katërt do të jetë kërkimi i një fëmije 5 vjeçar të zhdukur në liqenin e Batlavës.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar ushtrimin fushor “Shqiponja 6” në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe sipas standardeve më të larta të NATO-s.

Përpos trupave të FSK-së, pjesëmarrës në ushtrimin fushor “Shqiponja 6” kanë qenë edhe efektivët ushtarakë nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, ShBA-ja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe KFOR-i.

Ky është episodi i katërt i serisë së emisioneve speciale për FSK-në, KALLXO Forca.

Më poshtë mund të gjeni xhirime ekskluzive të realizuara nga KALLXO.com në bashkëpunim me FSK-në kuadër të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’.