Netanyahu Fiton Zgjedhjet në Izrael

Kryeministri i Izralit, Benjamin Netanyahu, shënoi një fitore të vështirë në zgjedhjet izraelite të mërkurën, pas një gare të vështirë në ditët e fundit të kampanjës, përfshirë braktisjen e një zotimi për të negociuar me shtetin palestinez, raporton Reuters.

Në një fushatë para-elektorale katër ditore, Netanyahu bëri një sërë premtimesh  të dizajnuara për të mbështetur bazën e partisë Likud dhe për të tërhequr votues nga e djathta tjetër fituese, si dhe të partive nacionaliste. Ai u zotua për të shkuar në vendbanimet e ndërtimit në tokën e pushtuar dhe tha se nuk do të ketë shtet palestinez në qoftë se ai rizgjidhet.

Me 99.5 për qind të votave të numëruara, Likud ka fituar 29-30 prej 120 ulseve në Knesset, duke mundur lehtësisht opozitën e bashkimit sionist në 24 ulëse, tha Komisioni Qendror Zgjedhor dhe media izraelite.  Një listë e bashkuar e partive arabe u radhit e treta.

Ai arriti në një fitore dramatike dhe të papritur.  Sondazhet e opinionit të fundit të publikuara katër ditë para votimit, treguan se  Bashkimin sionist mishte në avantazh me katër-vende mbi Likud.

Në një fjalim, Likud tha se Netanyahu u përpoq që të formonte një qeveri të re brenda javëve, me negociata tashmë të ndërmarra me partinë kryesore hebreje, të udhëhequr nga Naftali Bennett, partia centriste Kulanu dhe grupet ultra-ortodokse.

Partia kritike për të marrë anën e Kulanu, e udhëhequr nga ish anëtari i Likud  dhe ministri i komunikimeve Moshe Kahlon, fitoi 10 ulëse, duke e vënë atë në rol kryesor, marrë parasysh aftësinë  tij për tu radhitur përkrah Netanyahu, apo qendrës së majtë të opozitës.

“Realiteti nuk pret për neve, Qytetarët e Izraelit presin që ne në mënyrë të shpejtë të bashkojmë një lidership që do të punojë për sigurinë, ekonominë dhe shoqërinë ashtu siç ne jemi zotuar se do të bëjmë dhe ashtu siç dhe do të bëjmë”, tha Netanyahu.

Isaac Herzog, udhëheqës i bashkimit sionist, pranoi humbjen, duke thënë se ai i ka uruar fitore Netanyahu-t.