Hashim Thaçi, President i Kosovës

Nesër takimi Thaçi- Vuçiq

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Thaçi nesër do të zhvillojë takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, raporton tv21.

Presidenti Thaçi ka njoftuar para disa ditësh që do të udhëtoj për në Bruksel.

Sipas tij një nga temat që do të diskutohen në këtë takim është edhe demarkacioni me Serbinë.

Opozita në Kosovë nuk po pajtohet që dialogu final të ketë për kryenegociator Presidentin Thaçi.

https://kallxo.com/se-shpejti-fillon-demarkacioni-me-serbine/

https://kallxo.com/thaci-marreveshjet-ne-rajon-po-arrihen-bota-nuk-na-pret/