Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Nesër Shpallet Aktgjykimi në Rastin e Vrasjes së Aulon Zekës

Gjykata Themelore e Prishtinës nesër në orën 9:30 do të shpallë aktgjykimin ndaj tre të miturve që po gjykohen në rastin për vrasjen e Aulon Zekës.

Lajmin për KALLXO e konfirmoi Skender Musa, avokat i palës së dëmtuar.

Për vrasjen e Aulon Zekës po akuzohen dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.

Seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar rreth gjykimit për vrasjen e Aulon Zekës.