Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Nesër publikohet konkursi për kryeshef të Stacionit të Autobusëve

Komuna e Prishtinës dhe ndërmarrja Stacioni i Autobusëve njoftojnë se konkursi për pozitën kryeshef i ndërmarrjes publike do të publikohet nesër.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, konkursi do të jetë i mbikëqyrur nga ekspertët e Ambasadës britanike dhe nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN.

Komuna e Prishtinës inkurajon të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për këtë pozitë.

Para rreth një muaji, Komuna e Prishtinës ka shkarkuar bordin e Stacionit të Autobusëve dhe ka emëruar anëtarët e rinj.

https://kallxo.com/shkarkohet-bordi-i-stacionit-te-autobuseve-ne-prishtine/

www.kallxo.com