Lulzim Basha gjatë protestës | Foto: Gjergj Erebara

Nesër opozita proteston përsëri në Shqipëri

Nesër, me fillim prej orës 20:00 do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje që të gjithë t’i bashkohen protestës që do të mbahet në Tiranë.

Basha ka thënë se kjo protestë po zhvillohet “kundër diktaturës së krimit”.

“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, ka shkruar Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë. 

Kjo është protesta e 10-të e opozitës por e para pas zgjedhjeve lokale që janë zhvilluar në Shqipëri më 30 qershor.