Nesër merren vendimet për masat e sigurisë lidhur me vrasjet në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren pritet që nesër të marrë vendimet lidhur me masën e sigurisë për të dyshuarit për dy vrasjet e djeshme në rajonin e Suharekës.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala foli lidhur me dy vrasjet që ndodhën dje në qytetin e Suharekës.

Njëra vrasje dyshohet se u bë nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës në një kazino.

Në tjetrin rast, një burrë është vrarë dhe një grua është plagosur dje në një incident mes vëllezërish në Studençan të Suharekës.

Prokurori i rastit Mehdi Sefa, ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, në të dy rastet e vrasjes që  kanë ndodhur ditën e djeshme, në rajonin e Suharekës.

KALLXO.com merr vesh se seancat për masat e paraburgimit do të mbahen nesër.

https://kallxo.com/kryeprokurori-jep-detaje-nga-provat-e-grumbulluara-per-dy-vrasjet-ne-suhareke/