Flamujt e BE-së - Foto: Rtv21

Nesër mblidhet Këshilli i BE-së, pikë e rendit të ditës edhe Ballkani Perëndimor

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të mblidhen nesër në Bruksel për të diskutuar për disa çështje, ndër to edhe Ballkani Perëndimor.

“Ministrat e jashtëm do të shkëmbejnë mendime mbi Ballkanin Perëndimor. Ata do të vlerësojnë angazhimin aktual dhe atë në të ardhmen të BE-së me rajonin. Ata gjithashtu do të diskutojnë zhvillimet e fundit, përfshirë këtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në njoftimin për takim të Këshillit të BE-së. 

Pika të tjera të diskutimit në këtë takim në Bruksel do të jenë edhe Irani, Venezuela, bashkëpunimi mes BE-së dhe Unionit Afrikan.

Pritja dhe arritja e të pranishmëve do të filloj që nga ora 07:30. Ndërsa në ora 08:30 do të filloj takimi në ministrave në tavolinën e rrumbullakët.

Konferenca për shtyp pritet të mbahet në orën 15:30.