Nesër mbahet afati i dytë i testit të maturës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitet për afatin e dytë të Maturës Shtetërore qe do të mbahet nesër, dhe ka kërkuar nga të gjithë të angazhuarit në këtë proces që të kryejnë detyrën me përgjegjësi.

Në komunikatë thuhet se, ai kërkoi nga komisionarët e pranishëm që të minimizojnë lëshimet eventuale që kanë ndodhur në afatin e parë të provimit.

Gjatë takimit, Bytyqi tha nuk do tu lejohet hyrja me telefon në Qendrën e Testimit, ndërsa prindërve u është bërë thirrje që të mos lejojnë fëmijët të marrin telefona, pasi do të përjashtohen nga testi edhe nëse nuk i përdorin.

“Telefonat nuk do të lejohet që të përdoren edhe nga administratorët. Ndryshe, për mbarëvajtjen e këtij testi, MAShT ka angazhuar dhe trajnuar 93 komisionar .Janë caktuar edhe 630 administrator dhe 105 mbikëqyrës. Provimin e kanë paraqitur 7896 kandidatë , ndërsa fillon në ora 10 : 00 në të gjitha qendrat e paracaktuara”, thuhet në njoftimin e MASHT.

Pjesa e dytë e testit do të mbahet me 1 shtator 2018 .