Nesër lëshohet për qarkullim rruga ndihmëse në Veternik

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës nga ana e Veternikut.

Ministria ka njoftuar të gjithë pjesëmarrësit në trafikut rrugor se rrugë lëshohet në funksion nëse nga ora 12:00.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga nesër prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi ndihmës për qarkullim normal të trafikut), që do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit që shfrytëzojnë për qarkullim këtë segment rrugor.