Ilustrim

Nesër gjykimi ndaj Dardan Gashit, Endrit Shalës, Sami Lushtakut dhe të tjerëve për gjuajtjet me armë

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Dardan Gashi, ministër për Diasporë, nesër pritet të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Gjakovës- Dega në Malishevë.

Për nesër është paraparë të zhvillohet seanca fillestare e gjykimit.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Njazi Morina.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt.

Më pas, kësaj aktakuze iu shtuan edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

Nesër pritet që të njëjtit të përballen me akuzat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë-dega Malishevë, akuza këto të ngritura më 16 maj 2018, për vepër penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

https://kallxo.com/mungese-e-gjyqtareve-nuk-caktohet-gjykimi-per-gjuajtje-me-arme-ne-oden-e-limajt/

https://kallxo.com/caktohet-dita-e-gjykimit-ndaj-dardan-gashit-endrit-shales-sami-lushtakut-dhe-te-tjereve-per-gjuajtjet-me-arme/

www.kallxo.com