Nesër e pasnesër temperaturat minimale nën 0 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në vendin tonë dy ditët e ardhshme.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa të enjten pritet që të mbajë mot kryesisht me diell.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.  Të enjten, do të mbajë mot kryesisht me diell, por në fushat termike nuk parashihet të kemi ngritje, meqë masat e ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, vetëm sa do të fuqizohen dhe do të krijojnë kushte që merkuri në termometër të regjistroj temperatura deri në -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s“, ka njoftuar IHMK./21Media