Nesër Dihen Rezultatet e Prishtinës

 

Koordinatori në qendrën e numërimit Burim Ahmeti ka konfirmuar se të enjten do përfundohet procesi i numërimit të rezultateve për Prishtinën.

Sipas Ahmetit pas Prishtinës fillon numërimi i votave me kusht për komunën e Prizrenit dhe komuna tjera. Ai tha se në Prishtinë janë rreth 1 mijë e 700 vota me kusht.

Në garë për Prishtinën janë dy kandidatët Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi ndërsa diferenca e votave është 237 vota në favor të Shpend Ahmetit.